Ballkani, gjithnjë e më shumë cak i sulmeve kibernetike

    Muajt e fundit, Maqedonia bashkë me shtetet fqinje kanë qenë pre e sulmeve të intensifikuara kibernetike, të cilat reflektojnë mbi bllokimin e faqeve të internetit të institucioneve shtetërore, ndërhyrjet në databaza dhe infektimin e sistemeve me softuer të dëmshëm. Edhe pse nuk ka asnjë ent të vetëm pas këtyre sulmeve, shpeshtësia e tyre mund të lidhet me disa procese si shfrytëzimi i dobësisë së vendeve anëtare të NATO-s apo kriza diplomatike si ajo mes Shqipërisë dhe Iranit. Por sigurisht që ka edhe lojtarë të pavarur në “lojë” të cilët nuk veprojnë nën komandën e asnjë shërbimi shtetëror, por veprojnë për arsye ideologjike, kriminale dhe egocentrike.

    Simona Josifovska eksperte në siguri kibernetike, tregon se sa realisht Maqedonia është e shënjestëruar. E pyetur se çka e solli rritjen e sulmeve kibernetike gjatë kohës së fundit në shtetet e Ballkanit Perendimor, ajo thotë se dobësitë e institucioneve por edhe metodat më të sofistikuara të sulmit, çojnë në rritjen e kërcënimeve kibernetike në rajon.

    “Duke pasur parasysh këtë, do t’i kthehem studimit të Grupit të Bankës Botërore nga viti 2019, ku janë matur kapacitetet e sigurisë kibernetike të Maqedonisë. Në përfundimin për edukimin, trajnimin dhe aftësitë për mbrojtjen kibernetike, thuhet se në institucionet publike ka trajnime të kufizuara për këtë temë si për personelin e IT-së, ashtu edhe për punonjësit e tjerë. Vihet re se Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina janë në të njëjtin nivel. Arsyet për mospërshtatjen e praktikave të sigurisë ndryshojnë nga institucioni në institucion, por në përgjithësi mungojnë shkaku i burimeve financiare. Vërtetë se blerja e harduerit dhe softuerit kërkon burime financiare dhe kjo duhet të jetë prioritet gjatë krijimit të buxhetit shtetëror”, tha Josifovska.

    Thuhet se arsyet që çojnë në një sulm kibernetik janë të ndryshme. Varet nga motivi i grupit sulmues dhe sulmet zakonisht bëhen për të marrë burime financiare, për të vjedhur mallra të vlefshme ose për kënaqësi personale të grupit. Sulme ndaj Malit të Zi nga Kuba, Shqipërisë nga Irani dhe Ministria e Bujqësisë në Maqedoni nga një grup i ashtuquajtur “BlackByte ransomware” ku u raportua se disa dokumente me rëndësi jo të madhe ishin komprometuar por detaje të reja nuk u publikuan.

    Kur u pyet se si të mbrohemi nga këto lloj sulmesh, ekspertja maqedonase për çështje të sigurisë kibernetike tha se gjëja më e rëndësishme është vlerësimi i kapaciteteve të sigurisë kibernetike të çdo institucioni shtetëror.

    “Vendi ynë ka një lloj strategjie kombëtare të sigurisë kibernetike, por nuk duket serioze duke pasur parasysh se ajo ka mbuluar nga viti 2018 deri në vitin 2022. Në përgjithësi, një strategji kombëtare është një dokument më serioz dhe më gjithëpërfshirës. Përveç legjislacionit, duhet të ndryshohen edhe prioritetet. Siç thashë më parë, mbrojtja kibernetike është një proces, jo një transaksion që bëhet vetëm një herë. Kjo do të thotë se duhet të ketë fonde të mjaftueshme për të forcuar kapacitetet. Institucionet duhet të inkurajohen që të raportojnë incidentet dhe të investojnë plotësisht në ndërtimin e të ashtuquajturit mendësi të sigurisë kibernetike. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Bashkim apo bashkëpunim?

    Lajmi i rradhës

    Mbi gjysmë milion euro për libra provizorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë