Enkelejd Alibeaj shkarkohet nga posti i kryetarit të Grupit të PD-së

    Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar ditën e sotme se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

    Kryetari i Kuvendit Kombëtar, deputeti Belind Këlliçi njoftoi se posti i kryetarit të Grupit të Parlamentar të PD-së konsiderohet si vakant për shkak se Partisë Demokratike i mungojnë tashmë nënkryetarët e saj.

    Vendimi u hodh në votim dhe u ngarkua Këshilli i Ri Kombëtar i PD-së për zgjedhjen e kreut të Grupit të PD-së.

    “Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

    Ndërkohë që më herët Kuvendi i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit njoftoi se më datë 22 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

    Lajmi Paraprak

    Të kesh vetëvlerësim nuk do të thotë të jesh narcist

    Lajmi i rradhës

    Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si folklorizëm i shekullit të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë