Macron – Kovaçevskit: Do të gjejmë zgjidhje “kur të vijë koha”

    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbrëmë ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

    Macron shprehu gatishmërinë që t’i thërrasë në Paris, “që kur të vijë koha”, që përfaqësuesit e autoriteteve në Sofje dhe Shkup të përfundojnë një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raporton “AFP”.

    “Franca, e cila do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të këtij muaji, ka shtyrë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy palëve javët e fundit”, tha Macron mbrëmë.

    Në komunikatë thuhet gjithashtu se presidenti francez shprehu “mbështetjen e plotë për një marrëveshje ndërmjet dy palëve që do të kontribuonte në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të konkretizonte perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”.

    Lajmi Paraprak

    TË JETOSH APO TË MBIJETOSH!

    Lajmi i rradhës

    “BALLKANI I HAPUR” | Çka kërkon një shtet i NATO-s si Maqedonia në një nismë, ku lider kryesor shfaqet Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë