BALLKANI I HAPUR DHE FUQIA PUNËTORE | Në letër bukur, në praktikë vështirë

    Nga 1 marsi 2024 do të hyn në fuqi marrëveshja për treg të lirë të punës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.. Për këtë një javë më parë Shkup janë firmosur edhe dy protokolle në mes të tri shteteve anëtare të Ballkanit të Hapur. Kjo do të thotë se për pak më shumë se një muaj punëtorët do të lëvizin lirshëm nëpër të tre vendet, pra do të kërkojnë punë dhe do të punësohen pa procedurën e zakonshme për punëtorët e huaj.

    Gjatë nënshkrimit është premtuar se bashkëpunimi rajonal do të rezultojë në një përmirësim të standardeve të jetesës dhe një klimë më të mirë biznesi për kompanitë vendase dhe të huaja, si dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së punëtorëve për shkak të një po krijohet tregu i punës nga rreth 11 milionë pjesëmarrës. Mirëpo punëdhënësit dhe sindikalistët shprehen dyshues se sa këto nënshkrime edhe realisht do të ketë ndonjë ndikim më të madh në tregun rajonal të punës.

    “Punonjësit tanë zakonisht janë më të interesuar për punën sezonale në Kroaçi. Nga Shqipëria na vijnë kryesisht për punë bujqësore sezonale. Serbia është e ngjashme me ne për nga paga mesatare dhe paga minimale. Kështu që nuk mund të priten ndryshime më serioze në tregun e punës”, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë.

    Sipas tij, mund të pritet që përfitimet nga ky liberalizim i tregut të punës të jetë në zvogëlimin e punës ilegale, sepse nuk do të ketë pengesa për punësimin e punëtorëve të nevojshëm nga vendet tjera dhe punëdhënësit nuk do të përdorin shkeljen e ligjeve.

    “Për më tepër nuk ekzistojnë shumë dallime për sa i përket standardit, që të mund të pritet të ketë shumë konkurrencë që punëtorët në të tre vendet të presin vijnë apo shkojnë në numër më të madh”, thekson Dimitrov.

    Nuk ka as mundësi të mëdha për të rritur pagat duke pasur parasysh produktivitetin e ulët në aktivitet dhe për këtë arsye nuk besoj se punëtorët do të dëshironin të shkonin në dy vendet e tjera për të marrë një pagë të ngjashme ose të largoheshin nga vendi për arsye të ngjashme. Prandaj ne si degë e tekstilit po përgatitemi për import të punëtorëve nga vendet me standard më të ulët, të cilët do të vijnë të punojnë për pagat që janë në vend, thekson ai.

    Nga Sindikatat e Pavarura në Serbi vlerësojnë se një protokoll i tillë që e kanë nënshkruar të tre vendet për të lehtësuar qasjen në tregun e punës paraqet vetëm një populizëm i thjeshtë.

    Zoran Mihajloviq nga Asociacioni i Sindikatave të Pavarura të Serbisë vlerëson se po krijohet përshtypja sikur kjo tregti e lirë – shkëmbim mallrash dhe e forcës së punës do ta “paraqesë Serbinë si Zvicër, ku Shqipëria dhe Maqedonia do të dërgojnë punëtorët e tyre, dhe ne do të jemi një vend ku këta njerëz do të fitojnë para të mëdha”.

    Si problem, ai thekson se Serbia duhet të zgjidhë problemin e deficitit të fuqisë punëtore.

    “Kur shikon tregun e punës, Shqipëria dhe Maqedonia janë të mangët në të njëjtat profesione që janë të mangëta në Serbi, kështu që nuk pres që të ketë një fluks të madh të fuqisë punëtore. Së dyti, që punëtorët të vijnë në një vend për të punuar, kanë kosto të larta, kështu që paga e punëtorit në vendin ku vjen duhet të jetë së paku 40 deri në 50 për qind më e lartë se paga në vendin nga vjen, që në këtë rast”, shpjegon Mihajloviq problemet e realizimit të këtij projekti.

    “Njëherësh në këto tre vende kanë një ikje të madhe të fuqisë punëtore në vendet perëndimore, andaj ajo që ka mbetur është shumë e vështirë për t’u punësuar dhe është shumë e vështirë që t’i inkurajosh që të shkojnë në disa nga këto vende për të punuar”, thotë ai duke shtuar se ne në Ballkan po mundohemi të imitojmë BE-në, që kufijtë tanë janë të hapur, se kemi edhe treg të lirë kapitali dhe të tregojmë se jemi gati të hyjmë në BE, andaj ky hap është populist.

    Ekonomistja dhe drejtoresha ekzekutive e Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Finance Think”, Blagica Petreska thotë se Ballkani i Hapur synon të përshpejtojë reformat strukturore, të cilat nënkuptojnë edhe një ristrukturim më të shpejtë të tregut të punës dhe një nga lehtësirat e tilla parashikohet në kuadër të kësaj nisme. Shton se marrëveshjet për lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore duhet të reduktojnë procedurat administrative për marrjen e lejeve të qëndrimit, si dhe të lehtësojnë plotësisht marrjen e lejeve të punës ndërmjet vendeve të Ballkanit të Hapur – Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

    Sa do të jetë e dobishme nisma e Ballkanit të Hapur varet nga tre faktorë kyç, thotë Petreska, e cila tregon se integrimi ekonomik rajonal është i një rëndësie të veçantë për ekonominë, duke pasur parasysh aspiratat për anëtarësim të plotë në BE.

    Faktori i parë është se cila është struktura aktuale e tregut të punës, i dyti është sa janë pagat në vendet anëtare të Ballkanit të Hapur dhe pjesa e tretë është vullneti politik për reforma strukturore, thekson ajo. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët në RMV nuk po pajisen me pasaporta në gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    Në RMV nuk riciklohen mjaftueshëm mbeturinat, krijohen me bollëk

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë