Elmedina Abdullahi: Rezultatet nuk janë në pritshmëritë tona, megjithatë nuk do të ndalemi

    Bartësja e listës së këshilltarëve nga iniciativa “Më mirë për Tetovën”, pas përfundimit të zgjedhjeve, tha se rezultatet nuk janë në pritshmëri të tyre.

    Megjithatë ajo tha se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë me aktivizmin e tyre për një Tetovë më të mirë, raporton Nistori.

    “Rezultatet e zgjedhjeve nuk i plotësojnë pritshmëritë tona. Është rezultati real, përkrahja që e morëm nga qytetarët. Gjithsesi i falënderojmë qytetarët që na kanë përkrahur. E kemi pasur qëllimin e sinqert”.

    “Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne do të ndalemi këtu. Do të jemi ose jo në këshill, ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona. Kemi bindjen që do të arrijmë sukses dhe ashtu siç kemi thënë prej fillimit – do të luftojmë për Tetovë më të mirë. Kemi thënë që nuk varemi nga politika, jemi aktivist dhe do të vazhdojmë me aktivizmin tonë siç e kemi bërë 10 vitet e fundit”, tha mes tjerash Elmedina Abdullahi.

    Theksojmë që nga rezultatet e para të zgjedhjeve për këshillin komunal në Tetovë, më shumë vota ka fituar Lëvizja Besa, e ndjekur nga BDI. Më pas janë partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE shpall fitore ndaj LSDM-së në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Vlerat e lëngut të Selinos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë