Pse grosha e Tetovës gjendet me vështirësi në treg?!

    Dikur prodhohej me të madhe. Madje furnizoheshin edhe tregjet ballkanike dhe më gjerë me groshën e Tetovës, e cila njihej për cilësinë e mirë që kishte. Por sot gjithnjë e më pak në tregjet e vendit mund të gjendet grosha e Tetovës. Kultivuesit thonë se, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në uljen e prodhimit.

    “Ka ndryshime të kohës, nuk bëhet më bereqeti sikur përpara, shumë pak, në gjysmë e më pak. Sivjet ndikoi klima. Çelte dhe binin lulet, dhe nuk bëni shumë pak prodhim bëni”.

    “Mendoj që kushtet klimatike janë problemi më i madh që ndikon dhe gjithnjë e më pak gjendet. Kurse ky më i imëti gjendet. Ai më kualitativ ekziston por gjithnjë e më pak sepse siç ndikojnë kushtet klimatike vështirë gjendet”.

    Edhe ata pak bujq që mbjellin groshën tipike të Tetovës, thonë se e mbjellin për përdorim personal, sepse sasia që nxirret nga të mbjellat shpesh është aq e vogël saqë nuk mbetet për shitje. Atë pak groshë që mundëm ta gjejmë në tregun e gjelbër në Tetovë, e që është tipike groshë e Tetovës, është me çmim marramendës, gati sa një kilogram mish. Shitja e saj është shumë e ulët thonë shitësit, sepse prodhimi gjithnjë e më i vogël, ka rritur çmimin e saj, me çka blerësit, kërkojnë gjithnjë e më shumë groshë tjetër, madje edhe të vitit të shkuar, me qëllim që ta blejnë me çmim më të lirë.

    “E vërtetë është e vërtetë kërkojnë më lirë groshë por s`ka aq prodhim ka s`gjendet. Dikur nxirresha deri me 1000 kilogram groshë, tash bëj 100 – 200 kilogram. Ajo është. Jepet pak më lirë e vjetshmja por s`ka, nuk mbetet.  E ruajmë më tepër për vete, shembull unë jam nga Strimnica, dikur mbillnin groshë të gjithë, kurse tani dy tre veta tjerët shumica jo, jashtë janë”.

    Grosha e Tetovës, njihet për vetitë e saja të mira gjatë gatimit, ndërsa është e mbrojtur edhe në Entin Shtetëror për pronësi industriale ku janë të shënuara vendi i prodhimit por edhe karakteristikat e saj. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Kina dhe Shqipëria theksuan nxitjen e bashkëpunimit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV nuk janë dakord për ndryshimin e llogaritjes dimërore të kohës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë