Emigrimi i të rinjve i kushton Ballkanit deri në 5.5 miliardë euro në vit

    Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Instituti për Zhvillim dhe Inovacion, rajoni i Ballkanit Perëndimor po humbet miliarda euro çdo vit për shkak të migrimit nga të rinjtë. Për të vlerësuar gjurmën ekonomike, hulumtimi merr parasysh kostot që lidhen me arsimin, 2.46 miliardë euro, ashtu edhe humbjen e mundshme në rritjen e PBB -së( Prodhimi i Brendshëm Bruto)për shkak të largimit të të rinjve nga vendet e tyre. Kostot që lidhen me arsimin e financuar nga shteti ndryshojnë për secilin individ dhe lidhen me nivelin e arsimimit dhe kohën e kaluar në shkollë, diku nga 8 deri në 20 vjet.

    Duke marrë parasysh këto variabla, studimi vlerëson se humbjet e përgjithshme të arsimit të lidhur me të rinjtë që largohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor në një vit do të ndryshojnë nga një minimum prej 840 milionw euro në 2.46 miliardë euro. Studimi vendos një çmim rreth 25.000 euro për koston totale të shkollimit të një individi në vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfaqëson kostot që lidhen me nëntë vitet e shkollës fillore, katër vjet të shkollës së mesme dhe pesë vjet mesatarisht të arsimit të lartë. Kostot e arsimit për vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhen investime për vendet marrëse. “Shumë ekspertë dhe sipërmarrës të kualifikuar përfitojnë nga mundësitë e ekonomisë së globalizuar, sepse vendet e destinacionit konkurrojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që të tërheqin njerëz të kualifikuar, duke ofruar rregulla të favorshme për hyrjen dhe qëndrimin në vendet e tyre”, tha Emil Atanasovski, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD).

    Aq më tepër që Evropa Lindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një histori të gjatë emigrimi, duke arritur nivelet më të lartat në botë. “Ndryshe nga disa vende të Evropës Lindore, popullatat e të cilëve filluan të migrojnë vetëm kur u bënë pjesë e Bashkimit Evropian, popullsia e vendeve të Ballkanit Perëndimor filluan të migronin në valë të mëdha drejt Perëndimit gjysmë shekulli më parë”, vuri në dukje Atanasovski. Ndër arsyet pse rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë migrim të shfrenuar gjatë dekadave mund të gjurmohet në shpërbërjen e Jugosllavisë, luftërat civile dhe vështirësitë ekonomike që pasuan, tha Atanasovski.

    Bosnje-Hercegovina duket të jetë një nga vendet më të goditura në rajon, me disa studime që thonë se pothuajse gjysma e qytetarëve të lindur në kombin e Ballkanit Perëndimor nuk jetojnë më atje. Një shembull tjetër goditës është Kosova – e cila humbi 15.4 për qind të popullsisë së saj midis viteve 2007 dhe 2018. “Struktura e popullsisë aktuale migruese po ndryshon, dhe ne po shohim gjithnjë e më shumë të rinj me perspektivë që largohen për të studiuar jashtë vendit, dhe njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar largohen sapo diplomohen”, shtoi Atanasovski. Studimi zbulon se rënia e PBB -së për shkak të rënies së konsumit është edhe më domethënëse.

    Është llogaritur se vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin, për shkak të migrimit të të rinjve, 3.08 miliardë euro çdo vit në rritjen potenciale të PBB -së. Shtimi i asaj shifre së bashku me vlerësimin për shpenzimet arsimore sjell gjithsej rreth 5.5 miliardë euro në vit. Ashtu si Evropa Lindore, Ballkani Perëndimor ka nevojë për një rishikim të qeverisjes së tij dhe një shkëputje drastike me praktikat e kaluara që ky trend të ndryshojë. Siç tha Armand Gosu, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Bukureshtit, për EUobserver “kjo është një çështje që duhet diskutuar në aspektin ekzistencial pasi po flasim për mbijetesën e këtyre shteteve. “Nuk ka vende pa njerëz, dhe vetë ekzistenca e një shteti vërtetohet përmes popullsisë së tij”.

    Lajmi Paraprak

    Burri nxjerr automatikun në dritaren e makinës dhe qëllon me breshëri njerëzit (Video)

    Lajmi i rradhës

    RMV, partitë nënshkruajnë Kodin për zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë