Burri nxjerr automatikun në dritaren e makinës dhe qëllon me breshëri njerëzit (Video)

    Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur së fundmi në Filadelfia, SHBA ku ka mbetur i vdekur një 26-vjeçar dhe pesë persona mbetën të plagosur.

    Në pamjet e publikuara në media mund të shihet një makinë në ngjyrë gri e cila i afrohet një grupi njerëzish që qëndrojnë në trotuar. Ndërsa makina afrohet pranë kalimtarëve dhe dikush hap xhamin e pasmë duke nxjerrë prej aty një automatik dhe qëllon me breshëri ndaj tyre. Njerëzit shpërndahen menjëherë dhe rrëzohen në dysheme, duke u përpjekur të mbrohen nga plumbat. Ndërsa makina në ngjyrë gri largohet e qetë nga vendi i ngjarjes.

    Policia e Filadelfias iu përgjigj raportimeve për të shtënat dhe gjeti gjashtë persona të plagosur, të moshës 19 deri në 28 vjeç, të cilët u transportuan në Qendrën Mjekësore të Ajnshtajnit. Një 26-vjeçar u plagos aq rëndë me plagë me armë në gjoks, saqë vdiq në spital. Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e viktimës.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Tetovë | Edhe pas dy javësh zyrtarët e shtetit heshtin

    Lajmi i rradhës

    Emigrimi i të rinjve i kushton Ballkanit deri në 5.5 miliardë euro në vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë