“Banana film” ka keqpërdorur buxhetin e shtetit!

    Përmes një reagimi publik Shoqata e Punonjësve të Filmit, e akuzuar publikisht dhe e paditur nga ana e Banana Film dhe drejtuesit të saj regjisorit Millço Mançevski, ka kërkuar që Policia Financiare, Antikorrupsioni, Prokuroria të hetojnë aktivitetitn e produksionit Banana Film dhe dëshmitë e keqpërdorimit të parave të shtetit.

    Sipas tyre duhet të hetohen procedurat e falimentimit të “Senka Film” dhe kalimi i pretendimeve, por jo detyrimeve të kësaj shoqërie produksioni tek Banana Film. Nënshkrimi i kontratës për financimin e projektit filmik “Nënat” dhe përfitimi i fondit para përfundimit të procedurës dhe shpalljes së rezultateve të konkursit për financim nga Fondi i Filmit. Mos paraqitja e raportit për shpenzimin prej 55.800.000 denarë (907.317 euro) për filmin “Nënat”; Transferimi i 900 mijë denarëve pa kontratë të nënshkruar për promovim ndërkombëtar dhe kandidaturë për Oskar, para për shtetin për të cilin gjithashtu nuk është dorëzuar raport financiar. Dorëzimi i shumëfishtë i deklaratave të noterizuara me përmbajtje të rreme nga Banana Film gjatë procedurave të aplikimit në Agjenci.

    “Transferimi i 5.300.000 denarë (85.000 euro) nga mjetet e dedikuara për produksionin e projektit filmik “Vërba”, nga Banana Film Shkup, në produksionin “Milkman” nga SHBA, ku të dyja kompanitë janë në pronësi të të njëjtit subjekt. Transferimi i mbi 7.700.000 denarë (125.000 euro) për produksionin e filmit Mothers për “Quantum Communications” nga SHBA-ja, për kinse promovimin e filmit me të njëjtin emër, në kundërshtim me buxhetin dhe marrëveshjen për financimin e projektit. Një pagesë e papërcaktuar për shfaqjen e filmit “Mothers” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në shumën 12,000 dollarë, nga fondet e akorduara për prodhimin e projektit filmik. Shuma joreale e honorareve të paguara nga filmi Senka dhe filmi Banana për skenar, regji dhe produksion, të cilat shumë herë e tejkalojnë mesataren evropiane për këtë lloj vepre kur bëhet fjalë për para nga fondet publike, në këtë rast të paguara nga fondet e buxhetit të RMV”, thuhet në kërkesën publike të SHPF. Ata po ashtu thonë se reagojmë ashpër dhe i dënojmë akuzat ndaj anëtarëve të shoqatës, Branko Petrovski dhe Igor Shokarovski, si të pasakta dhe të pabaza, të krijuara në bazë të peticioneve manipulative, pa asnjë bazë apo mbështetje ligjore.

    “Prandaj, besojmë se akuzat e rreme dhe të pabaza që i referohen anëtarëve të shquar të shoqatës krijohen dhe propagandohen për të dëmtuar industrinë e filmit dhe artin, që disa “aktorë” të keqpërdorin një situatë të tillë për dominimin dhe monopolin e tyre në industri. Prandaj, në emër të nderit të profesionit të filmit dhe nderit të punonjësve të filmit, kërkojmë zbardhjen e plotë të kësaj burleske akuzash”, thuhet në reagim. Dy jave më parë produksioni “Banana Film” i regjisorit Millço Mançevski ka paditur këshilltari financiar të Agjencisë së Filmit (Branko Petrovski), kryetarin e Bordit Drejtues (Igor Shokarovski) dhe juristen për keqpërdorim të pozitës zyrtare si pasojë e konfliktit të interesit dhe vendimmarrje kundërligjore. Sipas “Banana Film”, të gjithë personat e përfshirë në kallëzimin penal, nga veprimet e tyre të paligjshme kanë realizuar përfitime personale të paligjshme. Banana film paralajmëroi edhe për padi të tjera, ndërsa i apeloi qeverisë kërkojnë të ndëshkojnë krimin në radhët e koalicionit qeverisës dhe në institucionet që ajo kontrollon, si Agjencia e Filmit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtëpitë e vjetra rrezik për qytetarët e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Dakordimi me BE-në do të vendosë barazi në dialogun Kosovë-Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë