Shtëpitë e vjetra rrezik për qytetarët e Dibrës

    Një kohë të gjatë në qytetin e Dibrës në disa vendbanime ka shtëpi të boshatisura të cilat pastaj rrënohen. Është një problem serioz i cili mund të shkaktoj dëme. Sidomos problem është për fqinjët por edhe për personat kalimtar të rastit. Shtëpitë e këtilla të cilat pronarët në përgjithësi i kanë jashtë vendit, gjenden në pjesët e vjetra të Dibrës. Deri tani kanë ndodhur shumë rrënime të këtyre shtëpive, por për fat pa shkaktuar fatkeqësi. Ditëve të fundit u rrënua tërësisht një shtëpi në vendbanimin “Namazjar” të Dibrës. E njëjta u rrënua gjatë natës kur të gjithë flinin, por normalisht zhurma që u krijua shqetësoi dukshëm banorët të shtëpive që jetojnë për rreth.

    Shtëpia që u rrënua tërësisht është në afërsi të sallës “Partizani”, e ndërtuar pas luftës së Dytë Botërore. Sipas bisedës që patëm me disa nga fqinjët u informuam se rrënimi i tërësishëm i shtëpisë ka ndodhur afro orës 4 të mëngjesit prandaj dhe s’ka patur ndonjë rrezik për kalimtarët. Bajram. P. një fqinj i kësaj shtëpie thotë se nga rrënimi është krijuar një zhurmë e cila është ndje shumë meqë qyteti ka qenë në qetësi. “Pronarët e shtëpisë kanë migruar në Luksemburg para shumë viteve. Shtëpia ishte e vjetër dhe ajo rrënohej nga dita në ditë. Pronarët nuk i kemi parë disa vite. Kemi informuar autoritetet për rreziqet që sillte ky objekt por askush nuk ka intervenuar. Objekti ishte i ndërtuar nga materiale të dobëta para më shumë se 50 vite”, thotë Bajrami dhe shton se tani duhet ndokush ta pastrojë këtë objekt të rrënuar tërësisht.

    Për problemin me këtë objekt banimi të dikurshëm biseduam edhe me disa banor të kësaj lagje. Sipas tyre shpesh herë ka ndodhur që fëmijët të kësaj mëhalle të kenë patur probleme me rënien e pjesëve të çatisë por edhe qelqit që ka qenë në dritaret e saj.

    Raste të këtilla ka patur edhe më parë. Kjo ka qenë prezent sidomos në lagjen “Varoshi”,  “Tikvarc”, etj. Edhe sot ka disa objekte të cilat vazhdojnë procesin e rrënimit por që në këtë proces janë edhe rreziqet e mëdha për banorët e lagjeve. Nga pushteti vendor në kontinuitet kanë informuar se pas paraqitjes të rasteve të shtëpive të cilët janë në proces rrënimi, institucionet lokale ndërmarrin aktivitete për rrënimin dhe pastrimin e terrenit.

    Ndryshe, në dy dekadat e fundit komuna Dibër ka patur intervenime sidomos tek objektet në rrënim të cilat kanë qenë të rrezikshme për banorët. Dukuria në fjalë është prezente për shkak se një pjesë e theksuar e mërgimtarëve dibran kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe me vite nuk kanë ardhur në vendlindje. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Borxhi publik i Maqedonisë rritet për mbi 330 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    “Banana film” ka keqpërdorur buxhetin e shtetit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë