Banorët e “Dardanisë” në Tetovë akoma pa ujë të pijshëm

    Foto ilusturese

    Qyteti i Tetovës pas më shumë se dhjete ditë u bë me ujë të pijshëm. Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami deklaroi se në Tetovë është sanuar defekti dhe tani më qyteti është duke u furnizuar me ujë të pijshëm.

    “Pas një defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarrjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji”, njoftoi Kasami.

    Por qytetarët e lagjes Dardania nuk kanë këtë fat. Tek ata uji vjen shumë pak. Ata tash më shumë se katër muaj janë duke u përballur me mungesë të ujit. Në këtë lagje, si duket është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit edhe ata në këtë kohë kanë shumë pakë ujë për pijë, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë fare ujë.

    “Ujë në lagjen Dardania nuk ka nga tetori i vitit të kaluar deri më sot edhe lusim kryetarin e komunës Tetovës Bilall Kasami të na mundësoje urgjentisht, që qytetarët e lagjes Daradania të furnizohen me ujë”.

    “Për momentin ka shumë pak ujë, shtypje nuk ka hiq. Po ka shumë variante për problemin dikush thotë këtu është problemi dikush diku tjetër, po duhet të gjendet diku zgjidhja. Po kryetari ka premtuar edhe shpresojmë se do e realizojnë atë premtimin edhe pritet që javën e ardhshme çka do vendoset ku do të gjendet ai vendi ku është edhe defekti, duhet të dale ndokund defekti se nuk ka kuptim me muaj mos kesh ujë”.

    Javë më parë edhe vetë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ishte në këtë lagje. Ai premtoi se shumë shpejtë do të fillojnë edhe punët për rregullimin e defektit me ujë të pijshëm në këtë lagje. Sipas banorëve, ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit të një pjesë të kësaj lagje do të ishte zgjidhja me e mirë. Gërmimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” dëmtoi një pjesë të ujësjellësit me çka edhe ka shkaktuar edhe bllokimin e gypit me gurë në këtë pjesë të qytetit. Nga Tetori i vitit 2021 kjo pjesë e qytetit ka mungesë të ujit të pijshëm. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Apasievi – Ademit: Fol maqedonisht, nëse do debat me mua

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Nuk do të votoj për qeverinë e re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë