Mexhiti: Nuk do të votoj për qeverinë e re

    Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti për “Sloboden Pecat” ka konfirmuar se nuk do të votojë për qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit. Ai nuk ka dashur të sqarojë më tej pse nuk është i pranishëm në seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë dhe as pse nuk e mbështet atë, përcjell Nistori.

    Mexhiti thotë se deri më tani ka folur shumë dhe se qëndrimet e tij janë të njohura për publikun. Më herët, Mexhiti ka kundërshtuar zgjedhjen e ish-kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të tij Ali Ahmeti në qeverinë e Zaevit, duke theksuar se për ministra janë propozuar Artan Grubi dhe Bujar Osmani, por më pas pas një bisede me liderin e BDI-së, ai ka votuar për qeverinë e Zaevit.

    Në Qeverinë e Kovaçevskit, Grubi dhe Osmani janë nominuar sërish për pozitat e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, gjegjësisht nuk ka ndryshim të asnjë ministri në BDI. Argumentet kryesore të Mexhitit ishin se as Grubi dhe as Osmani nuk kishin mbështetjen bazë për të qenë pjesë e ekzekutivit.

    Nëse vetëm Mexhiti abstenon nga votimi, për qeverinë e Kovaçevskit do të votojnë 63 deputetë, përkatësisht do të marrë mbështetjen e shumicës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e “Dardanisë” në Tetovë akoma pa ujë të pijshëm

    Lajmi i rradhës

    Për një muaj fatura e rrymës 100% më e lartë, qytetari ankohet për manipulim të orëmatësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë