Banorët e Haraçinës sot protestuan para EVN-së, Bekteshi thotë se është gjetur zgjidhje

    Banorët e Komunës së Haraçinës sot kanë protestuar para zyrave të EVN-së në Shkup.

    Ata shprehën revoltë për mungesë dy ditore të furnizimit me energji elektrike, si dhe faturat e larta për të njëjtën, shkruan Nistori.

    Protestuesit kërkuan takim me drejtorin e EVN-së, në të kundërtën paralajmëruan masa më radikale.

    Ndërkohë, pas protestave ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se në koordinim me kryetarin e Komunës së Haraçinës dhe menaxhmentin e EVN-së, është gjetur zgjidhje e përkohshme për çështjen e furnizimit me energji elektrike për banorët e kësaj komune.

    “Kjo zgjidhje është e përkohshme, por, me shpresë se do të jetë afatgjatë nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet në shtet. Të bëjmë çdo përpjekje për të kursyer energjinë elektrike, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e përkeqësojmë gjendjen me krizën energjetike”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook.

    Ndryshe, nga fillimi i vitit të ardhshëm pritet të ketë sërish shtrenjtim të energjisë elektrike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Energjia elektrike do të shtrenjtohet sërish nga janari

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut u bashkëngjitet 50 shteteve të tjera për të festuar pavarësinë e Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë