Energjia elektrike do të shtrenjtohet sërish nga janari

    Nga viti i ri, çmimi i rrymës do të rritet sërish. Nga EMV thonë se vendimi patjetër të jetë i tillë duke pasur parasysh situatën energjetike në botë. Por, autoritetet sigurojnë se do të bëjnë gjithçka, në mënyrë që rritja e kostos së energjisë elektrike në amvisëri të jetë simbolike.

    “Para nesh është një nga dimrat më të vështirë në dekadat e fundit. Ne duhet të jemi sa më të përgatitur, EMV ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet në dispozicion dhe energjia elektrike nuk do të importohet, do të ketë energji elektrike ndërsa kufizimet nuk janë opsion”, njoftojnë nga EMV.

    Se sezoni i ardhshëm i ngrohjes do të kushtojë, e vërtetojnë të dhënat e bursave botërore, ku sot një megavat orë energji elektrike shitej për 635 euro rekord, ndërsa dje shuma ishte më e ulët për njëzet euro. Në muajin e fundit çmimi i energjisë elektrike sillet nga 320 deri në mbi 600 euro për megavat orë, në të shumtën e rasteve çmimi ka qenë 500 euro.

    Rritja e fundit e faturave të energjisë elektrike për familjet në fund të qershorit ishte për 7.4 për qind.

    Ndryshe, nesër në seancën e qeverisë duhet të merret vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë. Me këtë kompanitë energjetike do të mund të marrin para nga buxheti i shtetit për blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike.

    Lajmi Paraprak

    Escobar dhe Lajçak presin propozime konkrete nga Kosova dhe Serbia

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Haraçinës sot protestuan para EVN-së, Bekteshi thotë se është gjetur zgjidhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë