Banorët e Jazhincës udhëtojnë rreth 10 kilometra për shërbime mjekësore

    “Kanë kaluar shumë ministra të shëndetësisë, të cilët, kanë premtuar për banorët e fshatit Jazhincë hapjen e kësaj ambulante. Madje gjatë periudhës parazgjedhore e njëjta u zbukurua duke u lyer e ndërruar dyer e dritare, megjithatë pas tyre ambulanta mbeti me derë të mbyllur kështu siç e shihni”.

    Banorët e Jazhincës për të marrë shërbimin shëndetësor, detyrohen të udhëtojnë rreth 10 kilometra deri në fshatin më të afërt apo të drejtohen në qytetin e Tetovës rreth 30 kilometra larg.

    “Muhabete plot bëjnë, por çka me fol. Kur kemi nevojë shkojmë në Vratnicë, atje, por ja unë jam invalid, sikur unë ka tre persona invalid në fshat, ja ku e kemi ambulantën por asgjë. Nuk besoj se do bëhet kjo. Ka 30-40 vite kjo gjë e s’u bë”, theksoi një banor.

    “Kjo ka 30 vite që e kemi ndërtuar. Dy herë e kemi rinovuar sepse është prishur, por mjek s`ka. Kur kemi hall kërkojmë urgjencën por problem për të ardhur se jemi shumë larg qytetit. Në ambulancën e Vratnicës problem se nuk punon me dy ndërrime dhe ne thjesht detyrohemi privatisht të gjejmë zgjidhje ta dërgojmë të sëmurin tek mjeku. Banor kemi mbetur pak që jemi në moshë dhe që na duhet ambulanta, por kot shpresh na kanë premtu dhe asgjë”, u shpreh një banor.

    “Kur ka zgjedhje vijnë i marrin votat dhe po po do e hapim dhe ikin s’ka asgjë më”, tha një banor.

    Në fshatin kufitar Jazhincë, nuk ka as mjekë privat. Një mjek që ishte më herët ka migruar në perëndim, thonë banorët. U drejtuam edhe në shtëpinë e Shëndetit në Tetovë, por nga atje na informuan se në mungesë të mjekëve konkursi hapet dhe mbyllet pa u zgjidhur çështja.

    “Kemi hapur konkurs disa herë, por nuk paraqiten mjekët. Shkak për këtë është largësia dhe numri i vogël i banorëve”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë.

    Fshati Jazhincë ka rreth 150 shtëpi dhe mbi 1000 banorë të cilët përveç mungesës së ambulancës, kanë edhe probleme infrastrukturore. Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra të tjerë të malësisë së

    Sharrit, të cilët gjatë sezonit të dimrit, e kanë pothuajse të pamundur vizitën të mjeku si pasojë e mungesës së transportit, por edhe kushteve të këqija për udhëtim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të largosh erën e ushqimit të skuqur nga shtëpia

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e transportit lë nxënësit e Bllacës pa mësim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë