Banorët e Koliçanit këmbëngulin: nuk lejojmë instalimin e fotovoltaikëve në fshat

    Ky vend në Koliçan të Poshtëm, të cilin banorët e kanë përdorur për piknikë dhe argëtim, është shitur nga Komuna e Studeniçanit tek kompania “PSB ENERGJI” për instalimin e paneleve fotovoltaikë.

    Banorët shprehen të bindur dhe janë këmbëngulës se nuk do të lejojnë që investitori të vazhdojë me punimet.

    Ne sërish do t’i themi investitorit. Të mos provojë të vijë sërish. Ne kemi vendosur. Me “mur të gjallë” do ta mbrojnë këta qytetarë. Ai ka leje nga komuna, nuk na tregoi nëse ka nga Inspektorati i Ndërtimit. Neve duhet të na tregojë nëse të gjitha ministritë i kanë dhënë pëlqim.

    -Nëse  kanë dhënë para ku janë paratë ?! A ka inspekcion ta provojë a janë dhënë kryetari të komunës  ose jo?! Si mundet ai kryetar nga stacioni në Draçevë, 3 në detyrë, 30 të vijnë të na frikësojnë këtu, ne nuk frikësohemi. Ne jemi të vendosur për ta mbrojtur, është e jona, e Koliçanit të Poshtëm. Kush e ka miratuar investitorin, le të japin dënime, le ta dënojnë komunën, le t’i japin vend tjetër. Neve nuk na intereson ajo.

    -Ai le të tregojë se ka a e ka njoftuar së paku një banor. Të gjithë procedurën e ka bërë në mënyrë fiktive. E ka publikuar, ku ka publikuar nuk e dimë as ne, e ka rrethuar të gjithë popullatën dhe tani do të ndërtojë diçka kundër vullnetit të të gjithë neve. Ju bëjmë thirrje institucioneve të marrin masa nuk duam të vijë ndonjë punë e keqe.

    Për ta dëgjuar hallin e banorëve shkoi Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

    “Desha prejafër ti dëgjoj qytetarët çfarë janë shqetësimet e tyre, i dëgjova dhe do të shohim çfarë mund t’u ndihmojmë, do të shohim nëse mund të gjejmë një fare zgjidhje për problemin që e kanë”, tha Taravari.

    Nga ana tjetër kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku thotë se procedurat e shitjes dhe dhënia e lejes janë bërë në mënyrë të rregullt, teksa shton se ky investim është për të mirën e të gjithëve. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski paralajmëroi që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë buxhet autonom / Ekspertët: përpjekje për kontroll!

    Lajmi i rradhës

    Vrasje në fshatin Debresh të Gostivarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë