Banorët e Lubotenit kanë humbur gjysmën e sasisë së duhanit, kjo është arsyeja

    Kanë investuar kohë dhe mund njësoj sikur në vitet e kaluara, por këtë vit për shkak të kushteve të motit, kultivuesit e duhanit kanë humbur më shumë se gjysmën e sasisë që prisnin ta mblidhnin.

    Muamer Musliu nga Luboteni thotë se tani frikën më të madhe e kanë te temperaturat e larta përnjëherë, pasi mund t’u prishin tërësisht të mbjellat e tyre.

    “Tash është radha që të mblidhet njëherë një dorë e duhanit, pastaj dora e dytë, e treta si shkon me radhë. Dëm kemi se prej kohës kemi shumë dëm, se ky nuk thahet, shkon lëng, digjet krejt. Krejt katastrof është sivjet, ndash bostani, ndash duhani, ndash për krejt… Tash këtë që e ka dhënë Zoti, se klima ka ndryshuar, nuk është klima si vitet e tjera…E ka dëmtuar se nuk do ky shumë shi, vitet e tjera duhej të ishte mbledh krejt… Me kap një nxehtë mundet të prishet krejt, prej nxehtit, se nuk e do shumë, kur avullohet toka ky prishet”, tha Muamer Musliu, kultivues i duhanit.

    Musliu i cili tërë jetën e tij është marrë me kultivimin e duhanit, thotë se gjatë jetës së tij, të pakta kanë qenë verat si kjo.

    Ju sa vjet ka që merreni me duhan?

    “Qe shtatëdhjetë vjet”.

    – A ju ka ndodh ndonjë vjet me qenë kështu?

    “Rrallë ndonjëherë, a sivjet shumë se 3 muaj non stop shi, ftohtë nxehtë, ne Akoma nuk jemi nxehur si duhet, brenda 3-4 muajve a jemi nxehur 10 ditë…. 5000 kilogram, 3000, 4000, sivjet nuk është ajo. Sivjet nuk dihet shumë pak…Më tepër se gjysma është dëmtua”, u përgjigj Muamer Musliu, kultivues i duhanit.

    Fillimisht dredhëzat, pastaj qershitë e pemët e tjera të kësaj sezone, domatet e kastravecat madje edhe mjalti janë prodhimet që deri më tani kanë pësuar nga reshjet e shumta. Njohësit e rrethanave hidrometeorologjike e kanë cilësuar këtë stinë si të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se krahasuar me mesataren mujore të viteve të kaluara, këtë vit në periudhën e njëjtë ka rënë trefish më shumë shi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    39-vjeçarja pasi kishte lindur, u hodh nga kati i parë i Gjinekologjisë në Shkup – në gjendje të rëndë shëndetësore

    Lajmi i rradhës

    Raportim mediatik etnocentrik dhe partiak mbi ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë