Banorët e Radishanit përshkak të matjeve jo të sakta satelitore depërtojnë në pronat e njëri-tjetrit

    Foto Ilustruese

    Tridhjetë vite pasi jeton në shtëpinë dhe pronën tënde, të vjen fqinji e të thotë se gjysma e rrugës, një pjesë e shtëpisë tënde, ose e dhomës së gjumit është e imja. Kjo ndodh në lagjen Radishan të Butelit. Banorët e kësaj lagje për Alsat thonë se në fletë pronësitë e reja, të gjithëve u është lëvizur plani me rreth dy metra, dhe tani të gjithë kanë pjesë tek njëri tjetri. Thonë se problemin e kanë paraqitur në kadastër, nga ku u kanë thënë se ka gabim, por pa u ofruar zgjidhje.

    Kemi elaborate, skica, kam edhe dokument të vitit 1983… se kjo parcelë ka qenë siç e zotoj deri më tani, derisa nuk është përzier kadastra dhe ma mor gjysmën e rrugës. Që është edhe më tragjike atë rrugë që ma ka marrë mua e zhvendos tek fqinji, tani fqinjit duhet t’i hy deri në shtëpi një metro e tetëdhjetë, ndërsa ky hyn tek fqinji tjetër dhe e gjithë kjo është si domino. U drejtuam deri tek kadastra, nga kadastra na thonë se është bërë filmim satelitor, megjithatë gabimi është ky, korrigjime nuk ka- deklaroi Lupço Kocarev, banor i Butelit.

    Në vitin 2015 e bleva shtëpinë me dokumente, me elaborate të paguara me rrugë katër metra, pas pesë viteve del ai problem që e shpjegoi fqinji se kërkojnë nga rruga- pohoi Vllatko Peshiq, Banor i Butelit.

    Banorët e lagjes Radishan thonë se askush nuk i udhëzon se si duhet ta zgjidhin këtë çështje dhe t’i kthejnë pronat sipas fletë pronësive të vjetra. Ata thonë se për shkak të këtyre gabimeve në Kadastër, disa fqinjë më poshtë edhe janë rrahur. Banorët thonë se në mungesë së ndihmës nga Kadastra, ata duhet të paditen në gjykata njëri me tjetrin për ta zgjidhur problemin.

    Ai kufizohet me këtë fqinjin, ndërsa ky kufizohet me mua, dhe ajo që ka qenë e imja 40 vite nga viti 1982 kur është blerë, tani unë duhet t’ia blej, t’ia paguaj fqinjit. Por ky nuk është problemi i vetëm, duhen të vrapojmë të bëjmë elaborate.

    Mund të mos u lejoj të kërkoj ta prish dhomën ose ballkonin që e ka në vendin tim. Ose e kundërta, fqinji ta kërkoj të njëjtën nga unë.

    Për problemin e banorëve të lagjes Radishan në Komunën e Butelit, kërkuam qëndrim edhe nga Kadastra. Por na thanë se do të përpiqen të na japin qëndrim gjatë ditës së nesërme./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Memishi: Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku jetojmë

    Lajmi i rradhës

    Për shërbime komunale të shtëpisë së Gruevskit janë paguar 60 mijë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë