Banorët e viseve kufitare ndihmojnë ekonominë dibrane

    Migrimi masiv i popullatës të komunës Dibër, por edhe të komunave rurale për rreth, siç janë Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha drejtpërdrejt ka goditur ekonominë dibrane. Viteve të fundit shpresa kryesore janë banorët të viseve kufitare të Shqipërisë të cilët janë prezent në Dibër për çdo ditë dhe furnizohen me produkte dhe pajisje nga rrjeti tregtar i qytetit. Pa prezencën të shtetasve shqiptar situata në rrjetin tregtar do të ishte shumë e rëndë. Këtë e vlerësojnë pronarët të kompanive tregtare në Dibër por edhe përfaqësuesit të Odave ekonomike që veprojnë në qytet. Jo zyrtarisht flitet se 60 për qind e xhiros tregtare në Dibër realizohet pikërisht nga banorët e viseve kufitare të Shqipërisë.

    Në rrjetin tregtar në Dibër i cili mund të themi se është i furnizuar shumë mirë si me produkte ushqimore ashtu edhe me pajisje teknike dhe mobilieri, kohëve të fundit konsumatorë dominues janë shtetasit shqiptar. Në bisedën që patëm me pronarët e kompanive tregtarë ata na informuan se për çdo ditë në sallonet tregtare të tyre dominojnë shtetasit shqiptar. Janë ata nga viset kufitare-Maqëllara, Allajbegia, Vojnika, Pocesti, Kllobçishti, Trebishti, Ostreni por edhe Peshkopia.

    Ata nga Dibra blejnë vaj, sheqer, oriz, detergjente por edhe produkte të tjera ushqimore. Asan. T , nga Dovolani thotë se pothuajse çdo javë është prezent në Dibër dhe furnizohet me produkte ushqimore. Sipas tij edhe pse ka rritje të çmimeve, ata çmime janë më të ulëta se sa ti blejsh në Peshkopi. Prezenca e shtetasve shqiptar është e madhe edhe në sallonet e teknikës së bardh por edhe në sallonet e mobilierisë. Por, prezenca më e madhe e tyre është në pikat e karburanteve ku ka një dominim masiv.

    Çmimet të ulëta të derivateve të naftës për çdo ditë joshin shtetasit shqiptar të cilët kanë automjete. Nga vendkalimet kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës siç janë Bllata dhe Xhepisht -Trebish për çdo ditë një numër i madh i automjeteve me targa shqiptare furnizohen me derivate të naftës në pikat e karburanteve në Dibër. Osman . V nga Trebishti thotë se karburantet në Maqedoninë e Veriut janë më të lira prandaj edhe shumë bashkëfshatar të tij furnizohen nga Dibra me derivate.

    Në lidhje me këtë çështje biseduam edhe me ekspertin ekonomik Mexhit Capa i cili është edhe anëtar i udhëheqësisë të Odës ekonomike në Dibër. Capa i cili është investitor i njohur në sferën e turizmit banjar thotë se shtetasit shqiptar janë prezent në Dibër për çdo dit dhe kanë një ndikim shumë pozitiv në zhvillimin e ekonomisë meqë realizojnë xhiro të lartë në rrjetin tregtar. Por siç thotë ai, viset kufitare duhet të stimulohen nga Qeveritë e të dy vendeve në aspektin e marrëveshjeve për TVSh-në.

    Duhet të bëhen lirime në këtë drejtim dhe normalisht do të rritet edhe më tej bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe normalisht edhe mes komunave kufitare. Viset kufitare të Shqipërisë dhe popullata në këto vise janë të mirëseardhur në Dibër dhe janë prezent në të gjithë rrjetin tregtar. Po të njëjtin mendim e kanë edhe biznesmenët dibran të cilët importojnë dhe eksportojnë mallra nëpërmjet vendkalimeve kufitare. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë e ka motivuar Ruskovskën të garojë edhe për një mandat në Prokurori?

    Lajmi i rradhës

    Buka shtrenjtohet për qytetarët, mullisët dhe furrat kanë paralajmëruar rritje deri në 10%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë