Çfarë e ka motivuar Ruskovskën të garojë edhe për një mandat në Prokurori?

    “Ngjarjet e dy muajve të fundit më motivuan që të paraqes kandidaturë për një mandat të ri në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”.

    Këtë e tha prokurorja publike e pezulluar Vilma Ruskovska. Ajo gjithashtu tha se në karakter është luftëtare dhe se do të kandidojë sërish për vendin e punës nga ku u pezullua.

    “E kam deklaruar disa herë se nuk kam ndërmend të kandidoj për të njëjtën pozitë dhe pikërisht këtë e tregon edhe kandidatura ime për zëvendësprokuror publik. Por unë jam një luftëtar nga natyra dhe gjithçka që ka ndodhur në dy muajt e fundit më motivon të aplikoj sërish për të njëjtën punë”.

    “Sikur të mos ishte largimi i përkohshëm nga vendi i punës dhe propozimi për fillimin e procedimit disiplinor, sigurisht që nuk do të kisha aplikuar më, por siç thashë, unë jam luftëtare dhe dua të luftoj që kjo që më ndodhi, të mos i ndodhë ndonjë kolegu në të ardhmen”, tha Ruskovska për “TV Telma”.

    Lajmi Paraprak

    Osmani takoi Gërvallan: Nevojitet intensifikim i realizimit të projekteve infrastrukturore

    Lajmi i rradhës

    Banorët e viseve kufitare ndihmojnë ekonominë dibrane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë