Banorët përzënë zyrtarët që shkuan për debat publik për guroren në Straçincë (Video)

    Në këtë pikë përfundoi debati publik që ishte paraparë të mbahet në fshatin Straçincë mes banorëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit për një gurore që parashihet të hapet në fshat.

    Në kuadër të procedurës për dhënie leje për gurore, parashihet që të diskutohet mes banorëve, ministrisë dhe investitorit, të dëgjohen argumentet e të gjitha palëve, por kjo as nuk u arrit. Kjo për shkak se që jashtë, nisi konfrontimi me fjalë.

    -S’ke çfarë lyp ti këtu…
    -Ejani, ejani brenda…
    -Çfarë brenda, çfarë kërkon kjo këtu… Hup teposhtë… Ti ke ardhur të më tregosh mua këtu… Nuk më ka trazuar mua askush nga këtu, as bullgari, as gjermani..
    -Oj zonjë, siç ke ardhur, lirisht ec teposhtë….

    Më pas ranë dakord që të hyjnë brenda për të diskutuar, por këtu situata eskaloi, deri sa banorët e përzunë investitorin.

    “Në procedurë për marrjen e lejes parashihet debat publik me qëllim që të dëgjohet zëri i të gjithëve. I juaji, si palë e prekur dhe operatori që e ndërton instalimin.
    -Nuk do të ndërtohet.
    -Fatkeqësisht unë këtu sot nuk shoh se ka kushte për mbajtjen…
    -Asnjëherë!
    -Kjo nuk është mirë! Kjo aspak nuk është për duartrokitje! Nuk ka kushte për debat publik.”- tha Besa Tateshi nga Ministria e Mjedisit.

    Operatori ka për të prezantuar këtu, se çfarë ka ne nuk e dimë, por ama edhe ne kemi se çfarë të prezantojmë. Këta, atë informatë, debati çfarë do të bëhet, do ta përcjellin në ministri, dhe pas kësaj ministria do të mbajë qëndrim, a negativ apo pozitiv, sipas muhabetit të këtushëm.

    ….. nëse nuk doni debat publik, nuk ka- u përgjigj Besa Tateshi nga Ministria e Mjedisit.

    Banorët e Straçincës as nuk duan të dëgjojnë që në fshatin e tyre të hapet gurore, sepse druajnë nga dëmet që do të sjellë gurthyesja në shtëpitë e tyre.

    “Kemi dëm jo vetëm Straçinca si fshat por kemi fshatra Vinisha, Creshova, Hasanbegu, Haraçina të gjithë kemi dëm. Ai problem mbaroi por dua të them se ky shikon nëse mund të ketë sukses. Ky shkurt e shqip e ka pasur tenderin në atë anë ka Kisella Voda para 10 viteve 11, e ka marrë tenderin atje ndërsa këtu ka ardhur të punojë.”

    “2-3 shtëpi filluan të plasariten vetëm një provë që e kanë bërë të gjithnjë atë që e ka bërë e ka bërë tinëz, ai me rrugë me ato që i ka rregulluar, pa e parë askush e ka bërë atë. Jo, jo nuk e ka ditur askush as nuk e kanë lajmëruar bashkësinë lokale.”

    “Mua nuk do të më pengonte nëse do ta pyllëzonte, por ai ta prish këtë që e kemi. Paramendojeni uji në Straçincë është këtu nga kodra. Burimet tona njëjtë. Kur ai të fillojë minimet ne do të mbetemi edhe pa ujë. Do ta prishim rehatinë. Do të na duhet të shpërngulemi prej këtu. Pse? Që një a dy persona të fitojnë.”

    Sipas tyre, shumë institucione kanë dhënë mendime negative për çeljen e gurores.

    “Prej 5 institucioneve që janë më relevante mendimi i komunës, i kuvendit Shkupit i shkallës së dytë ku janë ankuar këto të gjithë janë negativ, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim negativ, fakulteti i pylltarisë ato kanë bërë laborat decid e kanë shpallur zonë erozive kur ndodhi katastrofa në 2016. Këshilli i komunës e ka shpallë zonë erozive. Dikush si këto përfaqësuesit e ministrisë së ekologjisë ata thonë të gjitha këto që i përmendi unë nuk janë relevant ne jemi kryesorët ato që e japim ose jo lejen, dhe revolta është shumë m vend.”

    U përpoqëm të marrim qëndrim edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë që ishin të pranishëm në këtë konfrontim, por nuk pranuan të flasin. Debati publik dështoi pasi që nuk u mbajt as procesverbal për këtë. Nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thanë se me sqarim do të dalin ditëve në vijim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiqi pretendon se “një vend i rëndësishëm” ndërhyri në zgjedhjet në Serbi

    Lajmi i rradhës

    MPB: gjobë deri në 500 euro për mjete piroteknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë