KASAMI PUNËSON EDHE KUADËR TË TEUTA ARIFIT – punësohen 18 administratorë të rinj në komunën e Tetovës

    Komuna e Tetovës ka shpallur konkurs për punësimin e 18 administratorëve shtetërorë, kryesisht zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj. Punësimet vijnë në kohën ku kryetarë është Bilall Kasami, mirëpo të njëjtat janë realizuar nga ish-kryetarja Teuta Arifi nga shpallja e tyre që në shtatorë. 18 administratorë shtetëror kryesisht referent dhe bashkëpunëtorë të ri do të ulen në kolltuqet e komunës së Tetovës, përcjell Nistori.

    Nga komuna e Tetovës thonë se këto punësime nuk i ka planifikuar udhëheqësia e tanishme e komunës, por plani për punësim është miratuar nga këshilltarët e përbërjes paraprake.

    “Këtë plan e kanë miratuar këshilltarët e përbërjes paraprake me 1 shtator të vitit 2020! Nuk janë vende pune qe i kemi planifikuar ne, por udhëheqësia paraprake për funksionimin e insititucioneve të komunës.” – thonë nga komuna.

    Kasami gjatë gjithë kohës ankohet se komuna është e stërngakruar me administratorë jofunksionalë. Ai paralajmëroi edhe shqyrtimin e kontratave të 350 administatorëve të cilët një pjesë e tyre nuk shkojnë në punë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë, tensione të reja në rajon

    Lajmi i rradhës

    Barsacq: Nuk mund të ketë ndarje mes Tiranës dhe Shkupit, pa njohjen e Kosovës “Ballkani i Hapur” nuk e ka të gjatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë