Bashkëpunim ndërinstitucional me Gjykatën Supreme me temë zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve

    Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela realizoi një takim bashkërendues në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga kryetarja e gjykatës, Besa Ademi.

    Në këtë takim u diskutua për dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe mënyrat më të lehta të zbatimit të tyre nga gjykatat e vendit.

    Me këtë rast, kryetarja Ademi kërkoi sqarime plotësuese dhe mbështetje të drejtpërdrejtë në drejtim të zbatimit të ligjit në fjalë edhe në Gjykatën Supreme.

    Nga ana tjetër, drejtori Sela ofroi mbështetjen e plotë të AZGJ-së me ato kapacitete që i ka.

    Ata u dakorduan që ky takim të jetë pikënisja e hapave konkret të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Gjykatën Supreme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ankand parazgjedhor: Premtime për paga prej 750 – 800 euro

    Lajmi i rradhës

    Dëshpërimi i votuesve, i pari në sondazhe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë