Delegacioni i BE-së në Shkup nuk komenton aktivitetet e shtuara të ambasadorit rus dhe takimet me përfaqësuesit politik.
Në përgjigjen e tyre për Alsat, ata thonë se “Maqedonia e Veriut ka demonstruar një mbështetje të qartë dhe pa mëdyshje për politikën e jashtme të BE-së dhe përafrim të plotë të vazhdueshëm me qëndrimet dhe vendimet tona, duke përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë. BE-ja vlerëson gjithashtu shumë ndihmën e konsiderueshme të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën. Kjo është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe pasqyron me të vërtetë parimet dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në qëndrimin e tyre, të kërkuar nga Alsat.
Ndryshe, në mars të vitit 2022, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me shumë shtete të rëndësishme, si ShBA-në dhe ato në Bashkimin Evropian. /Nistori/