Bastisen zyrat e Parlamentit Europian në Bruksel – shkak korrupsioni në BE

    Hetuesit belgë kanë bërë një bastisje në zyrat e Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, në një hetim për ryshfet të supozuar nga Katari.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja dhe presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është nën sulm”.

    Policia belge ka akuzuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, një eurodeputete greke.

    Katari ka mohuar çdo keqbërje ndërkohë që eurodeputetët do të debatojnë për skandalin të martën.

    Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohet një shtetas serb, lëvizte me armë dhe municione në Veles

    Lajmi i rradhës

    Ëndrra shqiptare për arsimin e lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë