BB parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021/22

    Më shumë se gjysma e bankave vendore kanë ndërmarrë aktivitete për miratim të “kredive të gjelbra” të amvisërive dhe të sektorit koorporativ, me ç’rast disa prej tyre kanë zhvilluar edhe sistem për identifikimin e projekteve të qëndrueshme ekologjike, përcjell Nistori.

    Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon rritje të ekonomisë maqedonase këtë vit prej 3,6 për qind, vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 3,5 pë rqind, ndërsa në vitin 2023 në 3,4 për qind.

    Për vendet në rajon është projektuar Shqipëria të ketë rritje të BPV-së prej 4,4 për qind këtë vit, Bosnja e Hercegovina 2,8 për qind, Kosova 4 për qind, Mali i Zi 7,1 për qind dhe Serbia 5 për qind.

    Në vitin 2022, sipas parashikimit të fundit të Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë duhet të rritet për 3,7 për qind, BeH me 3,5 për qind, Kosova dhe Mali i Zi për 4,5 për qind dhe Serbia 3,7 për qind. Në vitin 2023, rritja e BPV-së në Shqipëri është projektuar në 3,7 për qind, BeH, gjithashtu në 3,7 për qind, Kosova 4,1 për qind, Mali i Zi 3,5 për qind dhe Serbia 3,9 për qind.

    Banka në raportin e saj të qershorit “Perspektivat globale ekonomike” parashikon që ekonomia globale do të shënoj rritje në vitin 2021 për 5,6 për qind, që është rritja më e shpejtë pas recesionit në 80 vitet e fundit, kryesisht për shkak të përmirësimit të performancës në disa ekonomi të mëdha.

    Lajmi Paraprak

    Këta janë emrat e kompanive që kanë bërë parregullsi me mazutin dhe derivatet e naftës

    Lajmi i rradhës

    Hodai: Përveç problemeve me pajisjet, nxënësit gjatë mësimit online vazhdimisht kanë qenë jo të koncentruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë