Aktivisti Blendi Hodai në paraqitjen e tij të sotme në “Programin 200” në Alsat kundërshtoi deklaratat e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për realizimin me sukses të mësimit online. Sipas tij hulumtimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë shprehur mangësi të shumta.
“Një numër i konsiderueshëm i nxënësve kanë hyrë për së pari herë në mësim nga mesi i nëntorit. Pra viti shkollor ka filluar në tetorë, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i nxënësve kanë hyrë në mësim diku në mesin e muajit nëntor”, tha mes tjerash Hodai.
Hodai thotë se përveç vonesave dhe problemeve tjerame pajisje teknologjike, nxënësit gjatë mësimit online vazhdimisht kanë qenë të defokusuar nga ligjeratat.
“Gati 44 për qind e nxënësve janë shumë të dekoncentruar dhe kanë më shumë `tabs` në internet. Dikush kishte komentuar që e mira e mësimit online kishte qenë sipas atij ose asaj që në të njëjtën kohë edhe mëson, por edhe shikon Netflix”, theksoi Hodai.