BDI e cilëson si mosmarrëveshje ndërmjet kolegëve rastin e Bekim Nezirit në M-NAV

    Nga BDI përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në M-NAV, ku kryetari i Degës së Çairit nga kjo parti, Bekim Neziri dyshohet se është i përfshirë një incident në këtë institucion.

    Nga BDI thonë se bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve

    “Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosmëri. Incidenti që tentohet t’i mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

    Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    Regjisori Gent Çajani me letër të hapur deri te Ministria e Kulturës së RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë