BDI i reagon ZNAM-it për Badinterin: përpjekje për të kthyer shtetin mbrapa

    Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka komentuar deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, për rishikimin e rregullit të Badinterit. Dimitrievski vuri në dukje se rregulli i Badinterit në momente të caktuara vë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit dhe ka shtuar se ky është një problem që mund të konfirmohet pas zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se për Lëvizjen ZNAM, Marrëveshja Kornizë është një vepër e përfunduar dhe e zbatuar plotësisht, por shtoi se disa subjekte politike po keqpërdorin shumicën e Badinterit, përcjell Nistori.

    “Deklarata e Ministrit Filkov i referohet ekskluzivisht funksionalitetit të rregullit të Badinterit. Për ne si subjekt politik, Marrëveshja Kornizë është një vepër e përfunduar, e shfuqizuar dhe ajo është përmbushur dhe zbatuar plotësisht”, tha Dimitrievski.

    Në anën tjetër, partia shqiptare opozitare, BDI, reagoi ashpër ndaj komenteve të Dimitrievskit, duke i quajtur ato si pjesë të një fushate për të minuar themelet e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të kthyer shtetin në drejtim të padrejtësisë dhe përjashtimit. BDI akuzoi qeverinë dhe partnerët e saj se kanë goditur shtyllat e barazisë dhe kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit, duke i besuar implementimin e saj një figurë antishqiptare si Ivan Stoillkoviç.

    “Që nga dita e parë e mandatit, qeveria ka goditur shtyllat e barazisë: ka shfuqizuar balancuesin dhe ka minuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore,” tha BDI, ndërsa përmendi dhe masa të tjera që sipas tyre kanë cenuar të drejtat e shqiptarëve, si shfuqizimi i diasporës nga përllogaritjet zyrtare dhe zhvlerësimi i Inspektoratit të gjuhëve.

    Përfundimisht, BDI ka paralajmëruar se populli do të flasë fuqishëm në referendumin popullor të tetorit, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit dhe dinjiteti i shqiptarëve nuk do të negociohet dhe çdo përpjekje për përjashtim do të ndëshkohet.

    Lajmi Paraprak

    Shoqëria lëviz bashkë me problemet e veta

    Lajmi i rradhës

    ShBA, raportohet se një person i nxitur nga IA vrau nënën dhe më pas kreu vetëvrasje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë