“BDI-ja e ka humbur busullën”, VLEN: pas 8 majit Fronti Europian do të shpartallohet

    Nga koalicioni VLEN thonë se Bashkimi Demokratik për Integrim e ka humbur busullën dhe qëllimi i tyre është të shkaktojnë krizë politike me qëllim që Qeveria të zgjasë më tepër se 100 ditë.

    Nga VLEN thonë se BDI po përpiqet në heshtje të bojkotojë rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa pas 8 majit janë të sigurt se do të jenë pjesë përbërëse e Qeverisë së ardhshme.

    “Nga frika e disfatës që pa asnjë dyshim po e pret, BDI-ja veç më e ka humbur busullën! Andaj qëllimi i tyre i vetëm tani është të shkaktojnë krizë politike për të shpëtuar të korruptuarit në radhët e veta, duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë”.

    “Pas 8 majit do të ketë Qeveri me VLEN si përfaqësuesin e vetëm legjitim politik të shqiptarëve, do të ketë edhe shumicë të Badinterit, do të sigurohen fondamentet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë bërë gabime para ligjeve”, tha Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    “Indeksi i lirisë së mediave”, Maqedonia e Veriut më mirë e ranguar në rajon

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: mediat në RMV kanë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë