“BDI ka harxhuar 2.5 milionë euro për marketing politik”

    Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet një komunikate për media, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim dhe nënkryetaren e saj Teuta Arifi për shpenzime të majme gjatë fushatave zgjedhore, njofton Nistori.

    “Sipas të dhënave zyrtare vetëm pesë ciklet e fundit zgjedhore BDI ka harxhuar mbi 2.5 milionë euro. Edhe një herë e përsëris, BDI ka harxhuar mbi 2.5 milionë euro. Sa kanë harxhuar jozyrtarisht nuk e dijmë.

    Ne mendojmë se këto para që janë harxhuar për marketing politik, sikur të ishin investuar diku, mund të kishim ndërtuar ndonjë rrugë, ujsejellës apo të shërbenin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë gjëra tjera”, thonë nga PDSH.

    PDSH poashtu kërkon nga komuna e Tetovës në lidhje me shumën prej 56 mijë euro, nëse kjo shumë është pjesë e këtyre të dhënave zyrtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Itali: Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje

    Lajmi i rradhës

    Zeqiri: Platforma parazgjedhore duhet tu prezantohet qytetarëve, jo aktivistëve të njëjtë partiak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë