BDI nuk ndryshoi asnjë nga kuadrot e saj paraprak, me të njëjtit edhe në qeverinë e re

    Pjesa më e madhe e kuadrove të ekzekutivit të cilët nuk ndryshuan as në këtë përbërje, janë të BDI-së. Kjo parti nuk ndryshoi asnjë nga kuadrot e saj paraprak nga Qeveria e Zaevit, përveç që bëri shkëmbim resorësh. Ish ministri i Administratës, tani është ministër i Arsimit.

    Funksionarët e BDI-së, përfshirë kreun e partisë Ali Ahmeti u paraqitën në ngjarje publike por nuk pranuan të komentojnë zhvillimet e fundit politike për zgjedhjet e qeverisë së re.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur nëse kuadrot e BDI-së janë të pazëvendësueshëm, deklaroi se gjatë periudhës kur ka qenë zv/ministër i Financave ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me të gjithë ministrat dhe është i kënaqur me punën e deritanishme të kuadrove të BDI-së.

    “Kuadrot me të cilët kam punuar, unë asnjëherë nuk i kam ndarë për nga partia politike ose periudha por i vlerësoj dhe i analizoj në bazë të performancave të tyre profesionale. Mund të them se personalisht jam i kënaqur nga performanca e ministrave të cilët BDI-ja i propozoi të jenë në përbërjen e Qeverisë së re”, tha kryeministri Kovaçevski.

    Përveç emrave të BDI-së, koadro nga ish Qeveria e Zaevit që kanë marrë pozita edhe në Qeverinë e Kovaçevskit janë edhe gjashtë emra të tjerë nga LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Abazoviq propozon krijimin e një qeverie të pakicës

    Lajmi i rradhës

    Ndarja e pashmangshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë