Von der Leyen në Tiranë: Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi gjatë Samitit të Procesit Berlinit që po mbahet në Tiranë se ky është një moment kyç për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

    Von Der Leyen apeloi për vendet e rajonit që ta shfryëzojnë këtë mundësi dhe të punojnë së bashku me BE-në për të finalizuar procesin e integrimit.

    “Këto janë momente kyçe dhe mos i lini mundësitë të ikin dhe për këtë do punojmë së bashku”, tha ajo.

    Von der Leyen gjithashtu shtoi se lufta në Ukrainë dhe Izrael, po tregon që planeti po digjet dhe ndaj në këto kohëra duhen miqtë më të mirë të mundshëm. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian është dëshmi e paqes së qëndrueshme dhe ndaj Ballkani Perëndimor e ka vendin aty.

    “Ne jemi dëshmitar të një luftë të tmerrshme që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë një sulm të tmerrshëm që ka vrarë mbi 1400 gra, burra dhe fëmijë, vetëm se ata janë hebrenj. Ne po jetojmë në një planet që po digjet, jemi të sfiduar nga inteligjenca artificiale dhe në këto kohëra na duhen miqtë më të mirë të mundshëm.

    Le të punojmë së bashku që ju të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian që ka treguar që së bashku ne të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe një begati për të gjithë”, tha Von der Leyen./euronews/

    Lajmi Paraprak

    PE-ja do të kërkojë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

    Lajmi i rradhës

    “BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë