BE-ja do t’u bëjë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të vendosin sanksione kundër Rusisë

    Në seancën e përbashkët që do të mbahet javën e ardhshme, Bashkimi Evropian (BE) qartë do të kërkojë nga vendet e Ballkanit Perëndimor tërësisht të harmonizohen me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Në fund të samitit midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të duhet të miratohet draft-deklaratë deri te e cila ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë. Madje, në draft-deklaratën thuhet se harmonizimi me politikat e BE-së është shenjë e qartë për orientimin strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurdoherë, në kontekst të luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe sfidat e tjera të sigurisë.

    Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së më 13 dhjetor do të takohen me kolegë nga gjashtë vendet e rajonit në samitin e rregullt vjetor BE-Ballkani Perëndimor.

    “Vizioni i përbashkët për ardhshëm përfshin vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të përbashkët. Derisa e thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ju bljmë thirrje që të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshlm ndaj harmonizimit të plotë me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe masat restriktive të BE-së, si dhe të veprojnë në pajtueshmëri me të”, thuhet në draft-deklaratën.

    Lajmi Paraprak

    Shitoret në Strugë me çelës në derë

    Lajmi i rradhës

    MASAT ANTIKRIZË / Masa populiste për vota në zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë