BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase

    Bashkimi Evropian do të diskutojë për nisjen e një programi të madh trajnues për forcat ukrainase në shtetet fqinje, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

    Duke folur në një konferencë për media më 22 gusht në Santander të Spanjës, Borrell tha se për këtë temë do të diskutohet javën e ardhshme gjatë takimit në Pragë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.

    “Natyrisht se do të ishte një mision i madh”, tha ai dhe shtoi se “çdo mision duhet të jetë i përgatitur” për të trajnuar forcat ukrainase për luftë.

    Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse
    FotogaleriAnglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse

    Informacionet e inteligjencës dhe pajisjet ushtarake të ofruara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore kanë ndihmuar forcat ukrainase që të ngadalësojnë – por jo të ndalin – përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës dhe përgjatë brigjeve të Detit të Zi.

    “Duket e arsyeshme, duke pasur parasysh se lufta po zgjat, që duhet një përpjekje tjetër përveç ndihmës me materiale”, tha Borrell.

    “Për këtë po diskutohet midis shteteve anëtare dhe do të bisedohet për këtë temë edhe në nivelin politik javën e ardhshme”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

    Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe ato evropiane, i kanë ofruar ndihmë ushtarake forcave ukrainase. /REL/

    Lajmi Paraprak

    BESA: Bisedimet për Këshillin e Tetovës, pas seancës konstituive

    Lajmi i rradhës

    Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë