“BE-ja t’i mbajë premtimet, Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave”

    Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbajë premtimet dhe Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

    Roth në një postim në Facebook shkruan se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen anash, pasi Rusia është duke destabilizuar këtë rajon.

    “Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të ndihen të lënë pas. Rusia është gjithashtu duke destabilizuar në këtë rajon. BE-ja më në fund duhet të mbajë premtimet e saj. Do të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, të jepet liberalizimi i vizave për Kosovën”, shkruan Roth.

    Ndryshe, të premten në një vizitë në Kosovë ishte presidenti i Letonisë, Egils Levits.

    Ai në një konferencë për media theksoi se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

    “…Së paku është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe. Mendoj se tani është koha e duhur por varet nga NATO… Është shumë me rëndësi të fuqizohet bashkëpunimi… Letonia e përkrahë këtë hap”, tha ai.

    Levits shprehu mbështetje të plotë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si në Këshill të Evropës e në forume tjera.

    Lajmi Paraprak

    Sonte zhvillohet super meçi Tyson Fury – Diallain Whyte

    Lajmi i rradhës

    Dita e Punës, do të protestohet për rritje të pagave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë