BE-ja u deklarua në lidhje me perspektivën e Ballkanit Perëndimorë, kjo është përgjigjja

    Bashkimi Evropian (BE) pa mëdyshje e konfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimorë dhe përshëndet përkushtimin e partnerëve të këtij rajoni drejt perspektivës evropiane, që është interes i përbashkët strategjik, dhe mbetet zgjedhje e jonë strategjike, qëndron në Propozim-deklaratën e cila duhet të gjendet para pjesëmarrësve të Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimorë, i cili duhet të mbahet më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë.

    Diplomatë nga BE-ja paraprakisht kanë brifuar se vendet anëtare nuk kanë arritur që të pajtohen për Deklaratën, e cila duhet të gjendet në Samitin BE-Ballkani Perëndimorë. Disa vende anëtare, të cilat mbështesin fortë zgjerimin, kanë kërkuar që mbështetja për këtë proces të jetë më e shprehur dhe më eksplicite, transmeton REL, nga ku nënvizojnë se kanë pasur qasje në dokumentin.

    Paraprakisht agjencia Rojters doli me tekst në të cilin thuhet se BE nuk ka pëlqim për anëtarësim të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë, pas çka kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla von der Lajen, e cila në atë moment ishte në një turne në Ballkan, tha se e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimorë është në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Kyçyk shpreh optimizëm për Shkupin dhe Sofjen

    Lajmi i rradhës

    Poeti dhe politikani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë