Struga nën peshën e borxheve, 12 milionë euro ia vështirësojnë funksionimin Komunës

    Borxhi total i Komunës së Strugës është 12 milionë euro, zbardhi kreu i saj Mendi Qyra. Komuna mund të përdor vetëm një kornizë prej 850 mijë euro për pagesën e pagave dhe disa projekteve ndërsa çdo mjet tjetër mbi këtë shumë shkon te përmbaruesit. Bëhet fjalë për borxhe të akumuluara nga viti 2007.

    “Komuna e Strugës ka një kornizë prej 850,000 eurosh, dhe për çdo shumë mbi 850,000 euro, përmbaruesi i tërheq mjetet. Qëllimi ynë është që ta heqim këtë bllokim duke paguar borxhet e vjetra, të cilat bazohen në vendime të marra nga noterët dhe përmbaruesit për mbledhjen e borxheve të vjetruara. Me borxhin që njoftuam sot se është paguar, në shumën prej 1 milion e 551 mijë eurosh, synojmë që deri në fund të vitit ta heqim plotësisht bllokimin, që buxheti i Komunës së Strugës të funksionojë shumë më lehtë dhe komuna më në fund të marrë frymë ndryshe.” – Mendi Qyra, Kryetar i Komunës së Strugës

    Qyra premtoi se deri në fund të vitit do të paguhen borxhet ndaj të gjithë transportuesve për transportimin e nxënësve në shkollat ​​fillore, pasi transportuesit e Strugës ndërprenë punën për disa ditë muajin e kaluar.

    “Sigurisht, një pjesë e shumës prej 15,000 eurosh është paguar për transport. Duke marrë parasysh që të gjithë transportuesit kanë paraqitur kërkesa në lidhje me mjetet e papaguara, unë, si kryetar komune, jam zotuar që deri në fund të vitit të shlyej borxhet e vjetra ndaj transportuesve, që transporti publik të funksionojë normalisht”, tha Mendi Qyra, Kryetar i Komunës së Strugës

    Ajo që është paguar deri më tani ka qenë vetëm për transportin e nxënësve të shkollave fillore, ndërsa sa i përket borxhit nga shkollat ​​e mesme, ata ende nuk kishin një pasqyrë të qartë. Ata prisnin mjete nga Ministria e Arsimit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protesta ka fytyrën e Shqipërisë së nesërme

    Lajmi i rradhës

    Patriotizmi i Mark Twainit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë