BE-ja ul dukshëm importet e gazit nga Rusia

    Bashkimi Europian (BE) ka ulur ndjeshëm importet e gazit natyror nga 40 për qind në 7.5 për qind, me masat që mori për të eliminuar varësinë me energji nga Rusia.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se është arritur të ulet dukshëm pjesa e importit të gazit rus.

    “Kemi arritur të shpëtojmë plotësisht nga qymyri rus. Përveç kësaj, deri në fund të vitit do të ulim pjesën e naftës së blerë nga Rusia në 10 për qind. Në fillim të luftës, pjesa e Rusisë në gazin e importuar ishte 40 për qind. Në 7 muajt e fundit e kemi ulur në 7.5 për qind”, tha von der Leyen.

    Ajo i përshkroi këto norma si “përpjekje masive për të kaluar nga lëndët djegëse fosile ruse në furnizues të besueshëm dhe për të investuar në energjinë e rinovueshme”.

    “Mënyra më e mirë për të shmangur shantazhin e Rusisë është përshpejtimi i energjisë së rinovueshme dhe transformimi i pastër”, theksoi ai.

    Duke iu referuar rritjes së çmimeve të energjisë pas luftës në Ukrainë, von der Leyen deklaroi se deri në Samitin e liderëve të BE-së më 20-21 tetor do të sjellin propozime të reja për uljen e çmimeve të energjisë.

    Von der Leyen deklaroi se ata mbështetën krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës, ndihmuan Ukrainën të mblidhte prova dhe mbështetën dërgimin e çështjes në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Ronaldo drejt largimit nga United në janar

    Lajmi i rradhës

    A lehtësohet kriza e energjisë nga ulja e prodhimit të plastikës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë