BE: Shqetësues menaxhimi me paratë publike

    Borxhi publik dhe deficiti buxhetor në vitet në vijim do të rriten për shkak të njoftimeve të qeverisë për rritje të shpenzimeve buxhetore. Edhe pse ekonomia në Maqedoni po fillon të rimëkëmbet nga kriza me pandeminë, menaxhimi i financave publike është shqetësues, paralajmëroi Komisioni Evropian në projeksionet e fundit të vjeshtës. Sipas raportit që u prezantua sot, Qeveria ka plan ambicioz për investime kapitale, edhe pse ndër vite zbatimi ka dështuar.

    “Qeveria planifikon të ulë deficitin fiskal në 3.5 për qind deri në vitin 2023, por besojmë se mënyra se si pritet të arrihet kjo është mjaft e paqartë, sidomos me njoftimet për rritje të investimeve publike nga fondet buxhetore. Viteve të fundit është konstatuar se qeveria e ka të vështirë të realizojë investime kapitale, si projekte infrastrukturore etj. Prandaj jemi mjaft kritikë në këtë drejtim”, deklaroi Frenk Janmaat – Shef i Departamentit Ekonomik në Delegacionin e BE-së.

    Komisioni Evropian me vlerësim të kundërt. Maqedonia po përballet me plakjen e përgjithshme të popullsisë. Në dy vitet e ardhshme do të ketë një numër më të madh të pensionistëve dhe dalje të të rinjve jashtë vendit. Kjo do të ndikojë pjesërisht në uljen e papunësisë në 14.6 për qind në vitin 2023.

    “Sfida kryesore do të jetë se si të motivohen njerëzit për të rihyrë në treg, veçanërisht gratë ku përqindja e pjesëmarrjes është shumë e ulët. Masat aktive të Qeverisë do të ndihmonin dhe duhet të zgjidhet hendeku mes nevojave të kompanive nga njëra anë dhe ofertës së institucioneve arsimore”, tha Frank Janmaat – Shef i Departamentit Ekonomik në Delegacionin e BE-së.

    Sipas Komisionit Evropian, ekonomia në vend këtë vit do të rritet me 4 për qind, ndërsa inflacioni 3,3 ose dy për qind më i lartë se parashikimi i Bankës Popullore. Çmimet e ushqimeve dhe energjisë pritet të kthehen në të njëjtin nivel në fillim të vitit të ardhshëm./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ASH: Ky regjim nuk do të mbijetojë, përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë

    Lajmi i rradhës

    Përse ju duhet vaji i peshkut për shëndet të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë