ASH: Ky regjim nuk do të mbijetojë, përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas mos votimit të interpelancës ndaj Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    Nga kjo parti nëpërmjet një kumtese për media, thonë se “sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, dhe kur regjimi aktual u vetëkonfirmua”.

    “Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi! Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze”.

    “Sot u konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që thirret në BE me mekanizma antievropiane. Ky regjim sot dëshmoi se në çfarë mënyre qëndron në pushtet; me presione, kërcënime e shantazhe! Por, ky regjim nuk do të mbijetojë përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë!”, thuhet në reagimin e ASH-së.

    Ndryshe, më herët koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, tha se deputetët do të largohen nga Kuvendi dhe se nuk do të ketë vazhdim të seancës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Shumica parlamentare do të dihet nesër

    Lajmi i rradhës

    BE: Shqetësues menaxhimi me paratë publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë