“BEG” do të detyrohet t’i kthejë paratë shtetit

    Balkan Energy Group do të detyrohet të kthejë në buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm të gjitha paratë që do ti merr.

    Kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes BEG-ut dhe kompanisë shtetërore EMV, e cila përkohësisht e mori menaxhimin e ngrohjes në Shkup.

    I gjithë funksionimi i BEG-ut deri në fund të sezonit të ngrohjes do të kushtëzohet me nënshkrime të lidhura. Pa nënshkrimin e një personi të autorizuar nga EMV-ja, kompania nuk do të jetë në gjendje të marrë asnjë vendim, kontratë apo të bëjë pagesa.

    “Balkan Energy garanton për fondet e investuara, të marra nga shteti me faturë të firmosur nga themeluesi i Balkan Energy. Kthimi i fondeve në Shoqatën Aksionare EMV do të realizohet në vitin 2023 pas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, për përcaktimin e kostove për sezonin e ngrohjes”, thonw nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

    Gjashtë milionë eurot, që Qeveria do t’ia kalojë EMV-së do të përdoren për furnizim me gaz për prodhimin e ngrohjes. Detyrim i elektranave shtetërore, përveç menaxhimit, do të jetë edhe dërgimi i raporteve financiare mujore në Qeveri. Për momentin, vetëm këto gjashtë milionë euro do të ndahen nga buxheti, por varësisht nga çmimi i gazit, nuk ka një qëndrim konkret nga Qeveria se sa mund t’i kushtojë shtetit në mënyrë shtesë kriza me ngrohjen qendrore në kryeqytet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Masat e reja kthejnë mbrapsht shtetasit e RMV-së në pikën kufitare me Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Ohri e Struga duan mysafirë me xhepat plot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë