Ohri e Struga duan mysafirë me xhepat plot

    Ohri dhe Struga duan turizmin elitar dhe mysafirë me xhepa më të thellë, por kjo kërkon infrastrukturë adekuate turistike.

    Kjo do të thotë më shumë hotele me pesë yje dhe investime në ambiente dhe staf, që mund të ofrojnë shërbim të tillë, komentuan nga ky sektor. Tani për tani, rajoni është diku në mes turizmit masiv dhe atij elitar.

    “…Me ndërtimin e shumë apartamenteve, me ndërtimin e shumë objekteve private, nuk na del ai turizëm elitar, por e kundërta. Në 10-15 vitet e fundit janë ndërtuar shumica e atyre banesave, nga të cilat komunat kanë shumë të ardhura, dhe këtu krijohet një pabarazi dhe një përqindje e madhe e pritjes së mysafirëve të tillë që duan të akomodohen në apartamente”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM .

    Pandemia në dy sezonet e fundit ka treguar se çfarë ka ndodhur me rajonin. Ata që vinin herë pas here kishin xhepa më të cekët dhe në kulmin e sezonit kishte kaos dhe kërkoheshin më shumë shtretër.

    “Sa më shumë të investojmë, aq më shumë do të fitojmë dhe në këtë mënyrë do të dimë, nëse kemi mundësi që turizmin në Ohër ta bëjmë elitar. Mendoj se në dy vitet e fundit, e pamë se çfarë do të thotë turizëm masiv – një sezon i shkurtër, një kulminim i madh dhe një pamundësi për t’i shërbyer destinacionit”, u shpreh Ljupço Janevski – Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

    Rajoni rreth liqenit të Ohrit ofron jo vetëm not dhe vizita plazheve, por edhe turizëm aktiv, vende të shumta kulturore dhe historike dhe mundësinë për të vizituar Pogradecin në Shqipëri.

    Lajmi Paraprak

    “BEG” do të detyrohet t’i kthejë paratë shtetit

    Lajmi i rradhës

    Partitë nuk janë ulur të bisedojnë për modelin një njësi zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë