“Bëhuni gati” | Trump nuk ndalet, sinjalizon se do garojë sërish për president

    Në një takim të fundit me mbështetësit e tij Donald Trump dha një nga sinjalet e tij më të forta se mund të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë.

    Ish-presidenti i SHBA-së tha se ai “me shumë, shumë, mundësi do të garonte përsëri” në vitin 2024.

    “Zgjedhjet e kaluara u vodhën dhe u manipuluan dhe tani vendi ynë po shkatërrohet. Unë garova dy herë dhe fitova në të dyja raste, unë mra më shumë vota se c kishte marrë ndonjëherë ndonjë president më parë në Amerikë. Dhe tani në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të rikthehet në vendin tonë, unë me shumë , shumë mundësi do ta bëj sërish. Kështu që bëhuni gati. Shumë shpejt!”, tha ai.

    Trump ka lënë të kuptohet për kandidimin për president gjithnjë e më shumë në muajt e fundit. Sipas të gjitha indikacioneve, ish-presidenti po kërkon të rikthehet në një arenë politike gjithnjë e më të egër.

    Disa nga rivalët e tij të mundshëm, si ish-zëvendëspresidenti i tij Mike Pence dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo , si dhe Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, po hedhin bazat për fushatat e tyre.

    Por ky nuk është shqetësimi i vetëm i Trump, ai gjithashtu ka një gamë të gjerë problemesh ligjore, përfshirë hetimin federal për dokumenteve e klasifikuara në Mar-a-Lago dhe një padi civile kundër perandorisë së tij të biznesit në Nju Jork.

    Dhe ndoshta më e rëndësishmja, kandidimi për president do t’i jepte atij platformën dhe oksigjenin politik që i ka munguar në dy vitet e fundit.

    Lajmi Paraprak

    “Beogradi dëshiron një Milorad Dodik edhe në Kosovë” – A po i realizohet Kurtit parashikimi i tij i vitit 2014 sot me Rakiçin?

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Strugës është vendosur në objektin e ri ilegalisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë