Komuna e Strugës është vendosur në objektin e ri ilegalisht

    Ramiz Merko së bashku me drejtues të BDI-së dhe përfaqësues të LSDM-së dhe pushtetit qendror, prenë shiritin e kuq të objektit të ri komunal në Strugë. Ndodhet në ish objektin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov”, e cila është meremetuar pa leje konservimi konfirmuan nga Enti dhe Muzeu i Ohrit, sepse ishte objekt me trashëgimi të rëndësishme kulturore, nën mbrojtjen e shtetit.

    VMRO DPMNE tha se komuna është vendosur në objektin e ri ilegalisht.

    “Komuna nuk ka miratim për rindërtim dhe përshtatje në mënyrën dhe procedurën e përcaktuar të detajuar në dispozitat e Ligjit të ndërtimit, as nuk ka dokumentacionin dhe pëlqimet e nevojshme nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kurse për ndryshimin e selisë së komunës nuk është marrë vendim nga Këshilli i komunës së Strugës”, thonë nga VMRO DPMNE Strugë.

    Kritika për qeverisjen e pushtetit vendor ka ardhur edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Thonë se Merko ka premtuar, por nuk ka realizuar asgjë.

    Pushteti vendor nuk tregon se sa para janë shpenzuar për rikonstruksionin dhe meremetimin e brendshëm të objektit, ndërkohë që mbeten të pazgjidhura problemet e hidhura të banorëve: qentë endacakë, deponia e qytetit, shpërdorimi i parave të komunës për përfitime personale, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Bëhuni gati” | Trump nuk ndalet, sinjalizon se do garojë sërish për president

    Lajmi i rradhës

    “Gjoba më të larta ndaj tregtarëve që do të manipulojnë me çmimet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë