Prof.dr. Bekim Fetaji sot është zgjedhur rektor i ri i universitetit “Nënë Tereza”. Kështu bëjnë të ditur burime të Nistorit. Fetaji me një rezultat të ngushtë prej 5 pikësh me profesorin Blerim Saitin, arriti të fitojë garën për rektor.
Bekim Fetaji është profesor i rregullt në shkencat kompjuterike dhe aktualisht mban pozitën e prorektorit për shkencë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, duke udhëhequr sesione dhe duke shërbyer si ligjërues mysafir në universitete të ndryshme.
Fetaji është pasardhës i akademikut Izet Zeqiri, i cili javë më parë u dorëhoq nga ky post dhe nuk garoi për një mandat tjetër.