“Kufiri” hiqet në fundjavë! Marrëveshja, të shtunën s’ka më kontrolle policore

    Nga një qershori qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk do tu nënshtrohen kontrolleve kufitare, në pikëkalimet mes të dyja vendeve.  

    Marrëveshja mes dy shteteve e ka mundësuar që deri më 30 shtator për çdo fundjavë dhe festa zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga policia e Kosovës dhe Shqipërisë.

    Këtë të martë në Vërmicë qytetarët thonë që në mëngjes pati kolona të gjata.

    Sipas tyre duhet të bëhet lëvizja pa kontroll kufitare e përhershme.

    Ndërkaq që edhe marrëveshja për hekurudhën Prishtinë Durrës është mirëpritur për përfitime ekonomike që sjellë.

    Ndërkohë që Porti i Thatë do të bënte Kosovën faktorë sa i përket qarkullimit të mallrave në rajon

    Nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë dolën 19 marrëveshje duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, ekonomik e të tjerë. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Sektori publik sot fillon grevën e përgjithshme

    Lajmi i rradhës

    RMV – vajzat nga shkolla i largon martesa e hershme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë