Hoxha: BDI-ja drejt fundit të saj politik, Ahmetit po i shkëputët edhe krahu i luftës

    Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa në ClickPlus ka komentuar videon e publikuar dje nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Hoxha thotë se përmes këtyre publikimeve, BDI po përgatitet për zgjedhje.

    “Sa i takon asaj që është publikuar, tregon se BDI ka një frikë se megjithatë po përgaitet që në zgjedhjet cilado qofshin ato, të menjëhershme, të parakohshme, por edhe të rregullta. Është fakt që po përkatitet për të shkuar në opozitë. Po e shihni këtë si shkuarje në zgjedhje? Absolutisht. Lansimi i videos është një sinjal për të kamufluar problemet e BDI-së”, deklaroi mes tjerash Hoxha.

    Ndryshe, Ahmeti në Facebook publikoi një video me përmbledhje të zyrtarëve nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, të cilët akuzojnë BDI-në për çështje të ndryshme. Ahmeti në mbishkrimin e videos thekson se partitë maqedonase sulmojnë vazhdimisht BDI-në për politika të tyre ditore.

    I pyetur nëse Musa Xhaferi do të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa, Arjanit Xhaferi tha se nuk beson që ai më ka ambicie politike.

    “Nuk e di edhe a ka ambicie politike z. Xhaferi në kuptimin e kyçjes në politikë. Mendoj se më korrekte është të bisedohet me të”, tha Hoxha.

    Hoxha tha se janë në komunikim me figura të ndryshme nga BDI, po jo me Musa Xhaferin.

    “Kemi komunikime të rregullta edhe me personalitete të tjera. Me Musa Xhaferin? Jo, asnjëherë me Musa Xhaferin nuk kemi biseduar me çështjen e bashkangjitjes eventuale në Lëvizjen Besa”, theksoi Hoxha.

    Arjanit Hoxha duke komentuar qasjen e BDI-së ndaj partive politike maqedonase, tha se ish zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe i Drejtësisë, Agim Nuhiu deri vonë në Viber ka pasur të vendosur fotografi me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, por që të njëjtën nuk mundi ta vërtetojë. I menjëhershëm ishte reagimi i shikuesve të cilët dërguan një “screenshot”, ku shihet se ish zv/ministri Nuhiu ka pasur të vendosur në Viber një “selfie” me Spasovskin.

    Është konceptuale ndarja në BDI, dhe do të ndodhë. Ai thotë se krahu i luftës po shkpëutet nga BDI-ja e udhëhequr nga Ali Ahmeti pasi nuk është e përfaqësuar në institucione.

    “Unë mendoj se në shumicë absolute kjo pjesë po shkëputet, po shfaq mosbesim në politikat aktuale. Unë nuk e di kush është përfaqësuesi i krahut të luftës brenda institucioneve”, deklaroi Hoxha.

    Përndryshe Arjanit Hoxha, nga Lëvizja Besa më 12 nëntor 2021 dha dorëheqje nga posti i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

    Lajmi Paraprak

    A e forcon akoma më shumë disidencën, mbikëqyrja e rreptë shtetërore?

    Lajmi i rradhës

    Median Abazi për BigCommerce akuzon autoritetet në RMV që me vite nuk kanë rregulluar ligjërisht kriptovalutat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë