Bekim Neziri përfundon në polici, sulmoi punonjësit e M-NAV

    Bekim Neziri i BDI-së është marrë në pyetje nga policia, pas ngjarjeve të fundit në M-NAV. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Prej atje thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.

    “Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N”, thonë nga MPB.

    Ndryshe, përpalasjet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) erdhën pasi disa të punësuar paralajmëruan grevë për arsye siç thanë, punësimeve partiake dhe të pakualifikuara.

    Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror për më 10 janar ka paralajmëruar grevë, gjegjësisht mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk shkarkohen tre drejtorët e M-NAV-it.

    Lajmi Paraprak

    ZYRTARE | JETON BEQIRI ËSHTË TRAJNER I RI I SHKËNDIJËS

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë