Bekim Sali: Beteja vazhdon, ia vlen për të mirën e banorëve të Çairit

    Kandidati i koalicionit Alternativa dhe partia Aleanca për Shqiptarët, Bekim Sali i cili garon në komunën e Çairit edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka falenderuar qytetarët për mbështetjen duken theksuar se “beteja” do të vazhdojë, përcjell Nistori.

    “Pavarësisht se kundërshtarët tanë i kanë metodat e tyre të përvetësimit të vullnetit të lirë, kjo fare nuk na dekurajon, por – përkundrazi – na ka dhënë shtytje të madhe se në Çair ka kaq shumë njerëz vullnetmirë, që ia duan të mirën Çairit tonë dhe kjo betejë ia vlen të bëhet për ta. Në fakt, kjo është betejë edhe për t’i çliruar të gjithë të tjerët që jetojnë nën presionin e madh të pushtetit dhe të cilët duhet edhe të votojnë me detyrim. Angazhimi ynë është përtej një rrethi zgjedhor dhe përtej një cikli zgjedhor. Kjo është kauzë jetësore”, shkruan Sali në Facebook.

    Ai më tej shton se asgjë nuk është numri i votave që na dallon kundrejt votuesve që në rrethin e parë nuk kanë votuar dhe kundrejt vullnetit qytetar për ndryshim dhe sipas tij beteja për Çairin e ri vazhdon. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    I MBETUNI

    Lajmi i rradhës

    VMRO-ja fiton numrin më të madh të këshilltarëve në 42 komuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë